Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ka performuar së fundmi në një koncert që u organizua me rastin e Ditës së Falënderimeve në Amerikë. Teksa temperaturat ishin nën zero, këngëtarja doli të këndonte disa nga hite e saj në paradën e famshme. Mirëpo gjërat nuk shkuan ashtu siç duhej pasi këngëtarja doli blof përpara të gjithëve.

Ajo u filmua teksa po këndonte këngën me playback. Muzika dhe kënga e saj po ecnin më shpejt, ndërkohë që lëvizja e buzëve të këngëtares nuk sinkronizohej me këngën. Ka mjaftuar kjo që shumë fansa ta masakrojnë këngëtaren në rrjetet sociale, duke vënë në dyshim aftësinë e saj për të kënduar live.
#ritaora lip sync fail at FULL EFFECTð???ð???ð??? pic.twitter.com/odVJFnGjxQ
— Infinite (@AdonnisInfinite) November 22, 2018
Mirëpo një gjë e ngjashme i ka ndodhur dhe këngëtarit John Legend, i cili ka reaguar menjëherë duke sqaruar gjithçka.
Watching Rita Ora completely miss her lip sync like #MacysParade pic.twitter.com/hwukD0MxQw
— Hannah Robins (@han_robins) November 22, 2018
“Fakt për të qeshur. Të gjithëve na duhet të sinkronizojmë buzët në këtë paradë pasi flotat nuk zotërojnë kapacitet për të siguruar nevojat zanore gjatë një performance live. Gjithsesishpresoj ta kenishijuar të gjithë. Dijenise nëse vini në show- t e mi, zërat janë 100% live!”

“Faleminderit John Legend për sqarimin pasi edhe unë vetë do shkruaja. Të gjitha shfaqjet e mia janë 100% live, gjithmonë kanë qenë! Kur të vini në një shfaqje ORA bëhuni gati! Kthehemi te festat. I paçit sa më të mira.”, ka shkruar Rita në Twitter.







