Modelja e njohur Erjona Sulejmani është kthyer në një nga personazhet më të komentuara në media kohët e fundit që pas divorcit me futbollistin e Kombëtares Shqiptare Blerim Xhemaili. Deklaratat e saj kundër tij bënë bujë në të gjithë mediat, pasi Erjona deklaroi se Blerimi nuk e kënaqte në shtrat.

Së fundmi modelja i është përgjigjur disa pyetjeve në ‘Insastory’ ku një ndër fansave e ka pyetur atë se çfarë e tërheq më shumë tek një mashkull.

“Sigurisht që duhet të më “godasë” fizikisht. Adhuroj këmbët plot me muskuj. Por, kur të hapë gojën, duhet të dijë të më mbajë dhe tërheqë. Koka është thelbësore”, shkruan ajo.





