I ftuari i radhës në emisionin "Mirage" ishte këngëtari shumë i dashur për publikun Gena. Ai përveç se ka folur më gjatë për jetën e tij private dhe profesionale është bërë edhe pjesë e një serë pyetjesh dhe lojërash.

Në rubrikën "Kë zgjedh" Genës i duhej ti përgjigjej pyetjeve të ndryshme dhe të zgjidhte midis dy personazheve VIP. Në njërën ndër pyetjeve, gazetari e pyet Genën se kush ka të pasme më të mira sipas tij, Baby G apo Adelina Berisha.

“Nuk ua u kam parë, por mendoj se Adelina i ka më të mira”, ka thënë këngëtari që siç dihet është i martuar prej vitesh dhe baba i dy vajzave.





