Një vit më parë reperi i njohur shqiptar Majk u bë baba për herë të parë i një djali me ish të dashurën e tij Majlinda. Roani tashmë është rritur dhe është kthyer në një nga fëmijët më të ndjekur në rrjet sociale. Fotot dhe videot e publikuara nga Majlinda kanë rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve.

Së fundmi në profilin e tij në Instagram është publikuar një video ku vogëlushi shihet teksa dëgjon muzikë rep dhe e ndjenë aq shumë muzikën sa që tund kokën sipas ritmit.

Shihet qartë që talentin për muzikën e ka trashëguar nga i ati dhe me siguri kur të rritet mund të ndjekë hapat e tij.






