Dy këngëtaret e njohura shqiptare, Era dhe Nora Istrefi janë dy nga motrat më të famshme shqiptare që me muzikën e tyre kanë fiksuar jo vetëm shqiptaret, por edhe vende të tjera të botës. Dita e djeshme ishte një festë për familjen e tyre pasi nëna e dy këngëtareve festonte ditëlindjen.

Së bashku me motrën e madhe Nita, vajzat ishin mbledhur dhe i kishin përgatitur një surprizë nënës së tyre Suzana. Në videot e publikuara, shihet se ato janë mbledhur në një lokal duke festuar dhe darkuar teksa në fund e kanë surprizuar me një tortë të mbushur me qirinj.

Këngëtaret i kanë kënduar këngën në shqip dhe anglisht dhe shihet qartë që nëna e tyre është emocionuar pa masë.





