Ditën e djeshme në emisionin "Rudina" ishte e ftuar autorja e librit "Njësoj të ndryshëm", Sindi Tona që njëkohësisht është edhe vajza 14-vjeçare e këngëtares së njohur shqiptare Manjola Nallbani.

Sindi ka treguar më shumë detaje për librin e saj dhe për ‘Panairin e librit’ që u mbajt këto ditë në Tirane ku ndërmjet stendave të autorëve të ndryshëm ishte dhe e saj.

Gjithashtu 14 vjeçarja ka folur më shumë dhe për marrëdhënien me nënën e saj dhe është përlotur shumë kur ka marrë një surprizë nga e ëma.

“Ajo është shoqja ime më e ngushtë. Kaloj shumë kohë me të. Edhe kur është në punë, unë jam prapë aty, me të. Më shtyn të ndjek çdo ëndërr, është shembull i mirë. Jam shumë e lumtur që kam një njerisi ajo për ta ndjekur model në jetë!”- u shpreh Sindi e cila nuk i mbajti dot lotët kur përmes një video surprizë, Manjola tha s’do të kishte kërkuar kurrë të kishte një vajzë më të mirë se ajo.





