Nga Shqipëria / E Premte 23 Nëntor 2018, 10:10

Surprizë: Çifti i njohur i showbizit shqiptar bëhen prindër për herë të dytë

Këngëtari shqiptar i hitit "Për ty po flas", Milot Llalloshi dhe bashkëshortja e tij Erxhina janë padyshim një nga çiftet më të komentuara në mediat kosovare.

Jeta e tyre private komentohet gjatë në media dhe së fundmi është mësuar se çifti shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të dytë.

Lajmin e ka dhënë vetë Erxhina nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ ku ka publikuar një foto ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur. Siç dihet këngëtari është gjithashtu baba i një djali një vjeç e gjysmë, i cili quhet Priam.