Moderatorja shumë e njohur dhe e dashur për publikun, Luana Vjollca është padyshim një nga personazhet që tërheq gjithmonë vëmendjen e mediave dhe të publikut me pamjen e saj seksi dhe jetën private.

Shumë e ndjekur në rrjetet sociale, Luana publikon herë pas herë pamje nga jeta e saj e përditshme. Siç dihet pak kohë më parë ajo i habiti të gjithë të fansat teksa u shfaq në emisionin “Shiko kush luan”, me flokë brun.

Mirëpo mbrëmjen e djeshme ajo ka arritur të rrëmbejë sërish vëmendjen, teksa është shfaqur me flokët e kuqe me baluke. Siç duket Luana ka vendosur të eksperimentojë me pamjen dhe kjo peruke i shkon jashtë mase bukuroshes bjonde.






