Pak javë na ndajnë nga netët finale të spektakli "Kënga Magjike" që këtë vit ka edicionin e 20 të. Siç lajmëroi vetë moderatori, Ardit Gjebrea kohë më parë, këtë vit spektakli do të prezantohet nga Bora Zemani, Ardit Gjebrea dhe balerina e njohur Klaudia Pepa.

Klaudia u shpreh shumë e emocionuar për këtë eksperiencë dhe tregoi se ka ndërmend të vijë me një ushtri balerinësh të njohur të Madiaset.

Së fundmi balerina e famshme ka publikuar një video ku tregon sesi do të duket skena e spektaklit. Në të shihet se punimet kanë përparuar shumë dhe se pritet të jetë një skenë madhështore e denjë për këtë 20 vjetor.






