Nga Shqipëria / E Premte 23 Nëntor 2018, 09:09

Në pritje të fëmijës së parë, spikerja e TV Klan zbulon gjininë në mes të emisionit

Ajo është një nga spikeret më të njohura të televizionit "Klan". Anjola Hamzaj çdo ditë është  pranishme në ekran ku informon publikun me të rejat e fundit, por askush se kishte vënë re se Anjola është shtatzënë.

Anjola ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin "Rudina" ku zbuloi se ishte 5 muajshe shtatzënë dhe se është në pritje të binjakëve, një djali dhe një vajze.

"Jam në muajin e pestë, ndihem shumë mirë tani. Tre muajt e parë kam patur ato simptomat e zakonshme. Tani jam më e qetë, por psikologjikisht jam në fazën që mbledh informacion, lexoj gjithë kohën, më duket sikur bëhesh edhe paranojake. Nëse më parë nuk doja t’ia dija kur bëhej një bisedë shtatzënie, tani jam shumë e vëmendshme, dëgjoj gjithë “sy e veshë”, madje edhe pyes. Kam nisur fazën kur thuhet se shijohet shtatzënia. “Pres binjakë, një djalë dhe një vajzë. Të gjithë kur e marrin lajmin janë shumë të lumtur, por unë në fillim kur mora lajmin e përjetova me shumë traumë. Sepse unë edhe vetë jam binjake me motër dhe jam rritur me mamanë time që më thoshte: Ç’kam hequr unë me ju të dyja. Më ishte ngulitur në kokë që është shumë e vështirë dhe nuk doja. Por e kalova, tani po shijoj anët pozitive", u shpreh Anjola.