Pak ditë më parë, disa nga personalitetet e njohur shqiptar kanë marrë pjesë në një koncert të zhvilluar në Vatikan në kujtim të përvjetorit të vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbej.

E pranishme në këtë koncert ishte edhe këngëtarja e famshme shqiptare Dua Lipa, e cila mori vëmendjen të gjithëve. Pak minuta më parë, ish kapiteni i kombëtares Lorik Cana ka publikuar një foto me Duan, në përshkrim të së cilës shkruante: “Si të gjithë Shqiptarët FANS I MADH i @dualipa. Krenar me ty”, është përshkrimi që ia ka lënë fotos.

Ndryshe nga personazhet e tjerë që publikuan foto me këngëtaren, kësaj here Dua ka reaguar duke i komentuar tre zemra Lorikut dhe duke e ndjekur atë në Instagram.




