Siç dihet prej shumë kohësh, shefi i njohur shqiptar Renato Mekolli ka qenë një nga personazhet më të diskutuara në media. Sjellja e tij agresive në spektaklin Hell’s Kitchen dhe thyerja e vazhdueshme e pjatave është komentuar gjatë nga mediat.

Siç duket sjelljet e tij janë ngjitëse pasi edhe moderator i emisionit Në shtëpinë tonë, Flor Agalliu ditën e sotme i ka bërtitur dhe i ka thyer pjatat ish konkurrentit të “Hell’s Kitchen” Erjon Merdini.

Ish-konkurenti i “Hell’s Kithchen” nuk e kuptoi çfarë po ndodhte dhe me qetësi e pyeti moderatorin se ç’kishte.

“Qetësohu o plak” – dëgjohej teksa i thoshte Erjoni Florit dhe vazhdonte të gatuante.
Pas pak Flori nuk e mbajti dot të qeshurën dhe i tha se kjo ishte thjesht një shaka, ndryshe nga shef Renato që bërtet seriozisht.





