Këngëtarja e hitit "Kleopatra", Arta Memedi ka tërhequr shumë vëmendjen e mediave kohët e fundit pas një sherri virtual me reperen Tayna. Ajo e akuzoi Taynën se i kishte bërë diss në këngën e re dhe madje e kërcënoi se do ti fshinte këngën nga Youtube.

Ajo është mjaft e ndjekur dhe shumë e komentuar në rrjetet sociale dhe fotot e saj pëlqehen shumë. Ditën e sotme këngëtarja I është përgjigjur pyetjeve të fansave dhe njëri prej tyre ka habitur teksa e ka propozuar Artën për martesë.

"M'ka thënë nana që më duhet një nuse e sinqertë. A po martohemi?", i shkruan fansi, së cilit ajo ja ka pranuar publikisht propozimin. "Unë thashë 'Po'"- është përgjigjur Arta, bashkangjitur me emojin e një unazë.






