Nga Shqipëria / E Enjte 22 Nëntor 2018, 17:05

Moderatorja e famshme italiane mahnitet nga Alketa Vejsiu, ç'nuk thotë për të në mes të emisionit

Dita e sotme ka qenë një nga ditët më të bukura për moderatoren shqiptare Alketa Vejsiu e cila është komplimentuar në mes të emisionit në televizionin e njohur italian Cannel 5. Nëpërmjet një postimi në Instagram, Alketa ka zbuluar rrëfimin dhe komplimetat e pafundme që moderatorja e famshme italiane  Paola Perego, ka thënë për të dhe për Tiranën.

“Ata bëjnë televizion të nivelit të lartë. Unë kam vizituar studiot televizive në Tiranë dhe janë shumë të bukura. Kam takuar Alketën, e cila është një prezantuese shumë e famshme, e cila bën programet e Bonolis në Tiranë si “Piter Pan” dhe është shumë e talentuar. Tani e kam edhe mike. Unë ndoqa nga afër edhe regjistrimin e emisioneve dhe janë me të vërtetë shumë avantgarde.” – është shprehur moderatorja Paola Perego në emisionin “Maurizio Constanzo Shoë”.

Ndërkohë vetë Alketa në postimin e saj ka shkruar: “Unë kam mbetur pa fjalë, Paola Perego. Je prezantuesja që Shqipëria ka duartrokitur gjithmonë dhe një grua e jashtëzakonshme që vlerësoj shumë. Suksesi është gjithmonë rezultat i një pune të palodhur dhe ti je një shembull i mirë. Faleminderit për vlerësimin, je një model për t’u ndjekur. Shpresoj që një ditë në ‘Maurizio Constanzo Shoë’ të mund të them të njëjtat gjëra për ty dhe vendin tënd të bukur, që gjithë bota adhuron”.