Nga Shqipëria / E Enjte 22 Nëntor 2018, 17:05

'Mu hapën sytjenat', këngëtares shqiptare i ndodh gjëma në mes të xhirimeve

Ditën e sotme në emisionin "Trokit" kanë qenë të ftuara dy këngëtaret e njohura Alida Duka dhe Blerina Matraku të cilat kanë folur më shumë për eksperiencën disa vjeçare në muzikë dhe në koncerte brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Siç rrëfyen dy këngëtaret situate ka ndryshuar shumë këto kohë pasi tashmë në koncerte ka më shumë organizim dhe nuk ndodh si dikur kur këngëtarët as nuk paguheshin.

Ndërkohë  që për incidentet e ndryshme në skenë, Alida ka shkrirë së qeshur dy moderatorët ndërkohë që ka treguar se gjatë xhirimit të një klipi  i janë zbërthyer sytjenat.

 ‘S’kishim shumë kohë, mu hapën sytjenat. Vëllai Stine më tha vazhdo, vazhdo, u mbulova me duar.’, tha ajo duke qeshur.