Nga Shqipëria / E Enjte 22 Nëntor 2018, 17:05

'Në familje flasim vetëm shqip', Rita Ora thotë fjalët më të ëmbla për vendlindjen

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora është padyshim një ndër artistet më të komentuara momentalisht në mediat e huaja. Që në fillim të karrierës së saj,  Rita e ka shprehur hapur origjinën e saj duke treguar plotë krenari në të gjithë botën se është shqiptare.

Së fundmi këngëtarja  e një serë hitesh ka dhënë një intervistë për “Stylist” ku ka rrëfyer diçka më shumë për biseksualitetin e saj, por edhe për origjinën shqiptare.

“Ka qënë gjithmonë një temë shumë e ndjeshme për mua. Ishte historia ime dhe e dija që shumë njerëz do të surprizoheshin sepse unë nuk kisha folur në publik më parë në lidhje me këtë gjë. Unë nuk mendoj se do ta kisha treguar këtë sot po të mos ishte për komunitetin LGBT si dhe për fansat e mi. Ishte një moment në jetën time që doja t’i jepja shumë besim vajzave të cilat ndihen në kurth dhe nuk mund t’i tregojnë prindërve se janë lezbike. Unë doja t’i jepja njerëzve një fije shpresë që edhe ata ta kalonin këtë. Kjo është historia ime dhe e vërteta ime. Unë nuk kisha frikë ta bëja publike. Prita sepse mendoj se nuk ishte koha e duhur. Unë jam një person adult, ndjevja nevojën se duhet ta bëja këtë për të ecur përpara. Jam shumë krenare për atë që jam dhe rrugëtimin që më solli këtu. Çdo njeri duhet të kalojë këto gjëra për të mësuar më shumë në lidhje me veten” – tha Rita Ora.

“Nuk ka fjalë për të shprehur sa krenare jam për rrënjët e mia. Performova në fillim të këtij viti në Kosovë për 10-vjetorin e Pavarësisë dhe ishte një eksperiencë shumë e bukur, jo vetëm për mua, por edhe për familjen time. Në familjen tonë, ne komunikojmë shqip shpeshherë sepse është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne” – përfundoi këngëtarja shqiptare Rita Ora.