Ndonëse tani reperi i këngës "Madam", Mozzik është një nga reperët më të kërkuar dhe më të paguar në Shqipëri, siç e ka rrëfyer dhe vetë ai, ka pasur një fëmijëri shumë të vështirë. Siç duket shumë nga miqtë e tij nuk i kanë qëndruar afër në këto ditë të vështira dhe ditën e sotme me anë të një statusi, Mozzik ka vendosur ti thumbojë.

“Njerëzit që s’më kanë dhënë para kur kam pasur nevojë, sot po më kërkojnë”, ka shkruar reperi në Instagramin e tij.

Siç dihet ai dhe partnerja e tij pritet që shumë shpejt të bëhen prindër për herë të parë. Ndonëse ende nuk kanë konfirmuar gjë, Loredana është fotografuar shumë herë me barkun e rrumbullakosur.





