Morena Taraku që në daljen e saj të parë në ekran ka qenë mjaft e komentuar dhe e diskutuar nga mediat. Jeta e saj e mbushur plotë luks shumë herë ka tërhequr vëmendjen e fansave duke e kthyer këngëtaren në një nga personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo është mjaft aktive në Instagram, ku shpesh herë publikon foto dhe video nga përditshmëria e saj. Së fundmi Morena na ka prezantuar me një pjesë të dhomës së gjumit. Ndonëse të gjithë prisnin një krevat të madh dhe mobilje luksi, në fakt Morena ka zgjedhur që kjo pjesë e shtëpisë të jetë tepër e thjesht.

Siç shihet dhe nga pamjet në dhomën e saj dominon ngjyra rozë dhe ajo e bardhë, ndërsa ajo që ka tërhequr vëmendjen e fansave ka qenë mbulesa rozë me trëndafila dhe arushi minnie mouse.




