Nga Shqipëria / E Enjte 22 Nëntor 2018, 15:03

‘E fillova ditën duke qarë', Hueyda El Saiden do t’ju rrënqeth me këtë video

Balerina dhe moderatorja e njohur Hueyda El Saied është padyshim një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar. Ndonëse jeton prej kohësh në Luksenburg, ajo asnjëherë nuk e harron gjuhën shqipe dhe nuk nguron që edhe ne videot e ndryshme në rrjetet sociale të flasë shqip.

Ditën e sotme ajo bëri një video live në 'Instagram' ku iu përgjigj disa pyetjeve në lidhje me jetën e saj. Njëri nga fansat e pyeti se përse vazhdon të flas shqip, duke qenë se ajo ka origjinë sudaneze dhe prej kohësh nuk jeton në Shqipëri.

Hueyda u emocionua pa masë teksa tha se shqipja është gjuha e nënës dhe se kurrë nuk do bëhet nga ata njerëzit që kur largohen nga vendi harrojnë të flasin dy fjalë shqip.

“Unë Shqipërinë nuk e mbroj, unë Shqipërinë e ndjej. Ndoshta ngaqë jam larg, më merr malli. Ndoshta ngaqë aty kam gjyshen, kam tezen, kam të afërmit dhe miqtë e mi. Më mungoni vërtetë”, shprehet ajo para se të mbyll videon.