Nga Bota / E Enjte 22 Nëntor 2018, 13:01

Tronditën fansat me ndarjen e tyre, çifti i njohur i showbizit pajtohet pas 7 muajsh

7 muaj më parë të gjithë fanat e çiftit të njohur të aktores turke Asli Enver dhe këngëtari Murat Boz, u tronditën pasi çifti papritur lajmëroi ndarjen pas 2 vitesh lidhje. Ata nuk u ndanë aspak mirë duke qenë se Asli u largua nga shtëpia e përbashkët dhe madje që të dy fshinë të gjitha fotot në rrjetet sociale.

Mirëpo siç duket dyshja ka vendosur ti jap një shans të dytë lidhjes së tyre. Sipas “Enn Magazine”, miqtë e ngushtë të çiftit kanë qënë ata që kanë këmbëngulur që ata të uleshin të paktën edhe njëherë në tavolinë e të diskutonin për marrëdhënien e tyre.

Pasi ata kanë diskutuar kanë vendosur që të pajtohen 7 muaj pas ndarjes dhe të hedhin pas krahëve gjithë mosmarrëveshjet.