Ditën e djeshme në emisionin "Rudina" ka qenë e ftuar këngëtarja shumë e dashur për publikun Irma Libohova e cila ka rrëfyer diçka më shumë për humbjen e bashkëshortit, ardhjen në jetë të mbesës së saj dhe projektet e reja muzikore.

Ndër të tjera moderatorja Rudina Magjistari e ka pyetur Irmën dhe për look un e saj dhe baluket që e kanë shoqëruar gjatë gjithë jetës së saj. Siç rrëfeu ajo ka një arsye të veçantë që i mbanë ato baluke.

“Gjithë jetën njësoj! Nuk ke ndjerë ndonjëherë nevojën të ndryshosh?”, e ka pyetur Rudina, së cilës Irma i ka zbuluar sekretin:

“Jo, Rudina. Njëherë që i bëra flokët kaçurela më doli koka shumë e madhe. Gjithmonë jam përpjekur të mbaj një raport me portretin. Kam preferuar të mbaj baluke që të mos zbuloj vetullat sepse nuk i kam shumë të bukura. Domethënë jam përpjekur t’i mbuloj hallet me kujdes.”- rrëfeu Irma, e cila më pas ngriti baluket dhe tregoi vetullat për publikun.





