Renato Mekolli është kthyer në një nga figurat më të komentuara në media që pas nisjes së spektaklit "Hell’s Kitchen", ku ai është kritikuar ashpër për thyerjen e pjatave dhe për sjelljen agresive ndaj konkurrentëve.

Së fundmi Renato ka qenë i ftuar më emisionin Pop Culture ku është pyetur më shumë për emisionin. Moderatorja Dojna e ka pyetur se cila prej konkurrenteve të Hell’s Kitchen sipas tij është më seksi.

Renato nuk ka ngurruar aspak dhe ka shprehur hapur simpatinë për konkurrenten Ani Alkun 23 vjeçaren që dy javë më parë u largua nga spektakli.

"Ani është Ani", u shpreh Renato. "Ajo goca që i bërtite ku shkon me taka?", e pyeti Dojna. "Po dashuria kështu lind", u përgjigj Renato për Anin.





