Një muaj më parë në media qarkulloi lajmi se këngëtarja e njohur Maya ishte në pritje të fëmijës së parë. Nuk vonoi shumë dhe vetë këngëtarja në një intervistë për emisionin "Rudina" tregoi publikisht se është shtatzënë dhe madje zbuloi se ajo dhe bashkëshorti do të bëhen me djalë.

Ditën e sotme këngëtarja e këngëve popullore ka publikuar një foto shumë të ëmbël ku ka ekspozuar barkun e rrumbullakosur. E veshur me një fustan me pupla dhe një kurorë mbi kokë duket që nuri i shtatzënisë e ka bërë Mayan të duket më e bukur.

Ajo është në muajin e 8 dhe pritet që pak para festive të fundvitit djali i saj të vijë në jetë.






