Të shtunën e kaluar e ftuar në "Xing me Ermalin", Arilena Ara u përlot në mes të emisionit pasi moderatori Ermal Mamaqi transmetoi disa video të saj në kohën kur konkurronte në "Gjeniu i vogël" ku në ekran shfaqej babai duke e ndjekur nga publiku.

Siç dihet babai i këngëtares është ndarë nga jeta dhe sa herë e kujton, Arilena shpërthen në të qara. Pak minuta më parë ajo ka publikuar sërish këto fragmente dhe ka përlotur me dedikimin e saj rrënqethës.

“Babi.. Nuk do mjaftojë një jetë për të treguar dashurinë e madhe që kam për ty. Unë vazhdoj të t’them mirëmëngjes dhe natën e mirë çdo ditë! Eshte ndjesia më e bukur të thërrasësh BABA!” –shkruan krahas videos së publikuar në “Instagram” këngëtarja Arilena Ara.





