Nga Shqipëria / E Mërkurë 21 Nëntor 2018, 22:10

Pasi e ëma reagoi për foton provokuese, Oriola merr vendimin drastik

Mbrëmjen e djeshme, modelja e njohur Oriola Marashi ka çmendur sërish rrjetin pasi publikoi një foto ku shfaqej duke pozuar përpara kamerës teksa njërin gjoks e kishte lënë jashtë ndërsa tjetrin e  kishte mbuluar.

Fotoja tërhoqi vëmendjen e të gjithëve dhe të shumta ishin komentet që komlimentonin modelen e njohur. Një ndër tyre që u komentua gjatë dhe nga mediat ishin disa fjalë të nënës së saj.

“Yyy bukuroshe mamit, flokë arta ime ti. Dashuri", shkruante Xhoi pranë fotos.

Mirëpo ndonëse u pëlqye dhe nga nëna e saj, Oriola mesa duket nuk e ka pasur dhe aq qejf këtë foto pasi e ka fshirë pak orë pas publikimit.