Adrola Dushi është një nga modelet më të komentuara shqiptare, e cila ka tërhequr vëmendjen gjithmonë jo vetëm me pamjen e saj, por edhe me jetën private. Siç dihet që pas ndarjes nga partneri Adis, Adrola së bashku me djalin u zhvendosën drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku dhe modelja po ndjek karrierën e vetë.

Ajo ditën e sotme është bërë pjesë e një interviste për "Revistën Who" ku ka rrëfyer të gjitha vështirësitë me të cilat është hasur në Amerikë dhe sakrificat që i janë dashur të bëjë për të rritur djalin e saj.

“Edhe pse pa përkrahjen e askujt, pa njohur askënd, tanimë kam kontratat e mia të punës si imazh kompanish të mëdha, fushatat publicitare për firma kozmetike e të tjera. Janë punë që më kanë siguruar të ardhura të mira dhe më mundësojnë jetën që dua të bëj edhe pse natyrisht gjithçka është realizuar duke i hyrë në hak kohës që duhet të kaloj me familjen e sidomos me djalin tim, Troin”.

“Troi është një fëmijë i mrekullueshëm, është një bekim dhe unë ulem në gjunjë përpara tij. Ai ka vuajtur shumë nga të gjitha këto lëvizje, nga gjërat që ndodhën dhe kjo është çka më lëndon pa fund”, ka thënë modelja.






