Stine është një ndër këngëtarët më të dashur shqiptar, i cili që në fillim të karrierës së tij ka tërhequr vëmendjen me zërin dhe këngët e ndryshme që dëgjoheshin nga të gjithë. Dy vite më parë, këngëtari u bë baba për herë të parë të një vajze me të cilën herë pas here publikon foto dhe video.

Ditën e sotme Stine ka qenë i ftuar në emisionin “KafeIn” ku ka folur diçka më shumë për jetën e vetë dhe është pyetur se nëse ka ndërmend të largohet nga Shqipëria dhe të shkojë në Gjermani pranë familjes.

"Unë në Gjermani do shkoja të jetoja vetëm për shkakun se kam familjen, por mua vetë Gjermania nuk më pëlqen. E dua Shqipërinë me problemet që ka. Kështu është Shqipëria, do e duam gjithmonë siç është. Do çuditesha nëse Shqipëria do ishte aq perfekte sa Gjermania. Kështu biem në sy ne", u shpreh Stine.





