Ditën e sotme në emisionin "Rudina" ka qenë e ftuar këngëtarja shumë e dashur për publikun Irma Libohova, e cila ka rrëfyer më shumë për jetën e saj private. Siç tregoi dhe vetë Irma një nga momentet më të vështira në jetën e saj ka qenë ndarja nga jeta e bashkëshortit.

Ajo reagoi se tre ditë pasi kishte humbur burrin ajo kishte mësuar një lajmë tjetër që i ndryshoi jetën. Këngëtarja rrëfeu se djali i saj i dha lajmin e bukur që do të bëhet gjyshe, mirëpo ajo edhe pse u gëzua u ndje shumë keq pasi bashkëshorti nuk e mori vesh dot këtë lajm të ëmbël.

“Të gjithë më kishin thënë që është një ndjenjë shumë e mirë, është kështu, është ashtu, por kur e provon vetë, është tjetër gjë, është e mrekullueshme, e papërshkrueshme”, tha Irma.





