Nga Shqipëria / E Mërkurë 21 Nëntor 2018, 21:09

'2 vite të mbushura me boshllëk', Barbara thotë fjalët rrënqethëse para varrit të Ergit

Dy vite më parë mbarë opinion publik u trondit pas vdekjes së papritur të këngëtarit Ergi Dini i cili pas një aksidenti me motor humbi jetën. E motra e tij, këngëtarja Barbana Dini e ka kujtuar vazhdimisht këto vite vëllain e saj dhe shpesh herë ka përlotur me dedikimet prekëse.

Ditën e sotme bëhet dy vjet që pas humbjes tragjike të këngëtarit të njohur dhe e motra ka rrënqethur teksa ka publikuar një foto duke u lutur përpara varrit të tij.

"2 vite pa ty ëngjëlli im. 2 vite të mbushura me boshllëk. Qofsh afër me Zotin."- ka shkruar ajo në postim.