Nga Shqipëria / E Mërkurë 21 Nëntor 2018, 21:09

E qeshura e Pranverës bëhet ngjitëse, një tjetër moderatore nuk përmban dot veten në emision

Ditën e djeshme në të gjitha mediat u përhap me shpejtësi një video ku prezantuesja e emisionit "7 pa 5" Pranvera Borakaj shfaqej duke qeshur pa pushim pas një lidhje në Skype. E qeshura e saj u bë virale aq sa moderatores iu desh të shpjegonte arsyen e të qeshurës së saj.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 

Hhahahahahahahahahahaah E qeshura ngjitese e @pranveraborakaj . Aman na thuaj pse qeshe se na mbeti fiksim !

A post shared by Olti Curri ð?¦? (@olticurri) on

Mirëpo siç duket e qeshura  e saj qenka ngjitëse pasi ditën e sotme një tjetër spikere ka shpërthyer në të qeshura gjatë një interviste. Bëhet fjalë për spikeren e ‘Abc News’ Mirela Milori, e cila teksa analisti Fatos Lubonja ka qenë duke komentuar foton e Edi Ramës me një papagall ajo ka nisur të qesh.

“Nevoja që ka njeriu për të dashuruar, për të bërë mirë. Ne jemi një popull i varfër e kupton, dhe kemi nevojë që kryeministri të na dojë, mirëpo te ajo fotografia duket shumë i kënaqur. Nuk i mungon dashuria e njerëzve të tjerë edhe i ka ngel papagalli, kupton. Ai duket shumë i kënaqur se e do gjithë bota dhe papagallin e ka për të tallur, kupton ti? Ndërkohë që ne një populli varfër kemi nevojë për shumë dashuri. Ky është përshkrimi që i bëra unë” – komenton analisti Fatos Lubonja dhe në këtë moment spiekrja shkrihet gazit, ndërsa më pas kthehet serioze dhe vazhdon me intervistën.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 

Nje tjeter moderatore e kap e qeshura gjate emisionit live... Pse e kapi gazi Mirel Milorin ?! @mirelamilori

A post shared by Olti Curri ð?¦? (@olticurri) on