Nga Shqipëria / E Mërkurë 21 Nëntor 2018, 13:01

E cilësuar si një nga femrat më të bukura shqiptare, por ja si dukej Inis Gjoni 20 vite më parë

Inis Gjoni ka qenë një ndër figurat e para femërore që ka tërhequr vëmendjen e mediave që në nisje të karrierës së saj. E cilësuar gjithmonë si një femër e bukur dhe shumë seksi, Inisi ka ditur gjithmonë si të rrëmbejë zemrat e publikut.

Siç dihet, ajo prej kohësh është larguar nga televizioni dhe i është dedikuar plotësisht teatrit dhe disa herë ka sjellë shfaqje të ndryshme teatrale që mbajnë firmën e saj regjisoriale.

Së fundmi, Inisi është bërë nostalgjike dhe ka publikuar një foto që është shkrepur në fillimet e karrierës së saj 20 vite më parë, kur ajo ka qenë një vajzë ende e vogël.

Me flokët kaçurrela të dendura dhe make up in e lehtë shihet qartë që, Inisi nuk ka ndryshuar aspak pavarësisht moshës së saj.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 

1998 .... #teater#gjate#shfaqes#lezeti#i#kolltukut#dhe#krevatit

A post shared by inisgjoni (@inisgjoni) on