Pak ditë më parë reperja e njohur Tayna bëri bujë pas publikimit të këngës së saj më të re Pow Pow. Kënga u pëlqye shumë nga fansat dhe deri tani ka mbledhur plotë 1 milionë klikime në Youtube.

Kënga u komentua shumë nga mediat pasi të shumtë ishin ata që e quajtën një diss kundër repereve të tjera, si Arta dhe Fifi të cilat reaguan menjëherë.

Mirëpo siç duket hitit Pow Pow po korrë një sukses të paparë dhe jashtë trevave shqiptare. Një nga Youtubersat e njohur, Jala, i cili është mjaft i ndjekur në rrjetet sociale ka bërë një reagim mbi këngën e re të reperes shqiptare.

‘’Asnjëherë në jetën time nuk kam dëgjuar një këngë të tillë. Nuk kam parë kurrë ndonjë repere ose reper që e bën këtë si Tayna’’, tha ndër të tjera ai duke shtuar se Tayna i duket një femër tejet seksi.





