Nga Shqipëria / E Mërkurë 21 Nëntor 2018, 11:11

Mjeku i nxorri zbuluar raportet e shtrimit në psikiatri, Baby G bën veprimin që nuk pritej

Dy ditë më parë në të gjitha mediat bëri bujë lajmi se këngëtarja e njohur Baby G ishte arrestuar nga policia dhe ishte shtruar në psikiatri për shkak të gjendjes jo të mirë që kishte pasi kishte konsumuar lëndë narkotike.

Mirëpo reagimi i saj ishte i menjëhershëm nëpërmjet disa postimeve në ‘Instagram’ ku mohoi se ishte arrestuar dhe shtruar në psikiatri dhe bashkë me babain e saj nxirrnin gishtin e mesit përpara kamerës.

Por edhe pse e mohoi një gjë të tillë, vetë mjeku ka nxjerr për mediat raportin e shtrimit të Gordanës në psikiatri, ku shkruhej se pacientja ishte shfaqur e frikësuar ndaj mjekimit të mjekut dhe se kishte mohuar të ketë përdorur lëndë narkotike.

Por menjëherë pas publikimit të raportit mjekësor, Baby G ka reaguar duke bërë veprimin e  papritur. Ajo ka fshirë të gjitha postimet dhe videot e mëparshme ku mohonte shtrimin në Psikiatri.