Nga Shqipëria / E Mërkurë 21 Nëntor 2018, 11:11

Ermal Meta publikoi shprehjen popullore shqiptare, italianët nxehen keq me këngëtarin

Këngëtari shqiptar Ermal Meta është një nga personazhet më të njohur në Itali. Ai ka arritur të rrëmbejë zemrën e të gjithë italianëve me muzikën dhe këngë e tij, që tashmë janë bërë të njohura nga të gjithë.

Ai gjithmonë  e ka shprehur hapur origjinën e tij shqiptare dhe shpesh herë në postime të ndryshme shprehet plotë krenari për vendlindjen  tij. Ditën e djeshme, Ermali ka publikuar një foto në përshkrim të së cilës kishte shkruar një shprehje të urtë popullore shqiptare.

“Rri shtrembër dhe fol drejt”, shkruante këngëtari pranë fotos ku shihej me kokën anash.

Ky përshkrim është komentuar gjatë jo vetëm nga fansat shqiptar që e kanë përgëzuar, por edhe nga italianët, të cilët kanë vërshuar në komente të ndryshme, duke i kërkuar Ermalit që të përkthej shprehjen në italisht.

Ku ti gjejmë këta dreq përkthyes.”

“Nuk kuptova gjë, vetëm fjalën e fundit.”

“Shqipja nuk është një gjuhë e lehtë.”

“Në këtë rast, ndoshta do bënte punë përkthimi. Apo duhet t’i besojmë përkthimit të Google?”

“Këtë radhë duhet përkthimi.”

“Çfarë? Unë flas pak italisht dhe pak anglisht. Nuk e kuptoj gjuhën tënde.”

“Edhe pse nuk e dimë shqipen nuk ka problem. P.S: Mundet gjithmonë ta mësojmë.”