Nga Shqipëria / E Mërkurë 21 Nëntor 2018, 11:11

Mimoza e zëvendësoi me reperin e njohur, Seldi kapet në krahët e bukuroshes bjonde

Ndarja e këngëtares së njohur Mimoza Shkodra nga këngëtari Seldi ka qenë një nga ngjarjet më të komentuara muajt e fundit në media. Pak muaj pasi bën publike fejesën e tyre, Seldi në puntatën e parë të spektaklit "Dance with me" pranoi se i kishte dhënë fund lidhjes me Mimozën.

Mirëpo pas ndarjes, duket se Mimoza i është përkushtuar totalisht karrierës së saj në muzikë dhe pak ditë më parë u fotografua në krahët e reperit Gold AG, pasi pritet që shumë shpejt të sjellin një bashkëpunim.

Siç duket jo vetëm Mimoza por edhe Seldi shumë shpejt do të vijë në një bashkëpunim me një femër tjetër. Bëhet fjalë për  vajzën e Sabianit, Kejsin e cila siç dihet është në hapat e para të karrierës së saj.

Seldi ka publikuar një foto ku shihet pranë bukuroshes bionde, teksa mendohet se janë duke punuar për këngën e tyre të re.