Këngëtarja e hiit "Kujt po i han" Enca shpesh herë kthehet në një ndër personazhet më të komentuara në media. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, ku dhe shpesh herë nuk mungojnë fotot dhe videot provokuese ku Enca ekspozon format e saj bombastike.

Ditën e djeshme, ajo i ka lënë të gjithë pafjalë teksa ka publikuar një video ku shihet komplet lakuriq teksa del nga dushi. Me flokët e lagur dhe asgjë veshur Enca ka filmuar veten teksa shfaqet duke kënduar hitin “Taki Taki”.

“Unë jam bosja ku*vë. Për kë do të më braktisësh?”, shkruan këngëtarja në video, referuar tekstin të këngës.





