Nga Shqipëria / E Mërkurë 21 Nëntor 2018, 09:09

'Ti më çmend', Emina Cunmulaj i bën dedikimin më të ëmbël burrit

Modelja shumë e dashur dhe e njohur për publikun Emina Cunmulaj është padyshim një ndër personazhet më të komentuara në mediat rozë. Ajo prej vitesh është martuar me biznesmenin miliarder Sam Nazarian dhe së bashku me dy vajzat jetojnë në Amerikë.

Emina është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe shumë herë publikon foto dhe video ku nuk ngurron të shpreh hapur origjinën shqiptare. Së fundmi bukuroshja shqiptare ka publikuar një foto ku shihet duke vallëzuar me bashkëshortin. Modelja nuk ka ngurruar që ti shprehë atij disa fjalë zemre përpara të gjithëve.

“Ti je mbreti im dhe unë jam mirënjohëse për ty çdo ditë. Disa herë më çmend, por hej kështu ndodh zakonisht kur një femër Alfa ka përkrahë një mashkull Alfa. Gjithmonë pranë njëri tjetrit”, ka shkruar Emina pranë fotos.