Pak ditë më parë humbja e thellë e "Kombëtares Shqiptare" kundër Skocisë me rezultatin 4 me 0, u pritë shumë keq nga tifozët shqiptar dhe nga personalitete të njohur. Një ndër tyre ishte edhe reperi Noizy, i cili nëpërmjet disa postimeve shprehu zhgënjimin e tij për performancën e dobët të Shqipërisë dhe tha se tashëm skuadra e tij e zemrës është ajo e Kosovës. Madje në disa postime, i quajti shqiptarët lojtar fasulesh dhe kërkoi largimin e trajnerit Panucci.

Mirëpo siç duket as fitorja e mbrëmshme kundër Uellsit nuk e ka kënaqur Noizyn, i cili pas përfundimit të ndeshjes i ka irozinuar përsëri lojtarët.

“Kët rradh kishin hudh içik pastërma’’, ka shkruar Noizy në postimin e tij duke bërë lidhjen me komentin e mëparshëm ku i kishte quajtur lojtar fasules.






