Xhesika Berberi është një nga modele më të njohura shqiptare e cila prej vitesh po vazhdon karrierëne saj në Amerikë. Ajo është ndër më të kërkuarat në fushën e modës dhe të shumtë kanë qenë ata që e kanë krahasuar shpesh bukuroshen shqiptare me supermodelen e njohur Gigi Hadid.

Shumë e ndjekur dhe aktive në rrjetet sociale, Xhesika publikon vazhdimisht foto dhe video nga jeta e saj e përditshme dhe gjithmonë tërheq vëmendjen me pamjen e saj. Mbrëmjen e djeshme, ajo ka publikuar një foto ku shfaqet e veshur me një fustan dantellë.

Të shumtë kanë qenë ata që e kanë komplimentuar, por komenti që ka tërhequr vëmendjen e fansave ka qenë ai i reperit Capital T, i cili e ka krahasuar atë me një çentro tavoline.

"Si tentene”, i shkruan reperi modeles, e cila e pyet se çfarë është pasi nuk e kupton. “Kërkoje në google”, i shkruan përsëri Capital T, i cili më pas nuk ka marrë asnjë përgjigje.






