Nga Shqipëria / E Martë 20 Nëntor 2018, 19:07

Harrojeni 'Procesin Sportiv', Nevina dhe Fjoralba bashkohen për super emisionin e ri

Që në fillimin e sezonit të ri televiziv dy modertoret e reja, Nevina Shtylla dhe Fjoralba kanë qenë shumë të komentuara në media, pasi u përfol se Nevina i mori vendin Fjoralbës në ‘Procesin Sportiv’.

Mirëpo ditën e sotme, vetë Nevina i është përgjigjur pyetjeve të fansave dhe ka treguar se pavarësisht se ato dyja nuk janë bashkë në ‘Procesin Sportiv’ pritet që shumë shpejt të bashkëprezantojnë një emision të ri.

"A do të jeni tani e tutje të dyja bashkë në Proçes?", Nevina i është përgjigjur: "Do jemi bashkë në tjetër format. Ndërkohë në 'Proçesi sportiv' është gjithnjë e mirëpritur.", duke zbuluar se shumë shpejt moderatoret do ti shohim së bashku në një emision të ri.