Nga Shqipëria / E Martë 20 Nëntor 2018, 19:07

Majk i bën diss ish të dashurave, deklarata e tij do lë pa fjalë Majlindën dhe Melitën

Majk përveç se është një nga reperat më të pëlqyer momentalisht në vendin tonë, këngët e të cilit dëgjohen shumë dhe kthehen në super hite, është gjithashtu dhe një nga personazhet më të përfolur në media për jetën e tij private.

Historia e dashurisë me Majlinda Zekën dhe lindja e djalit Roan ka qenë një nga lajmet më të bujshme. Si dhe ndarja nga modelja kosovare Melita Nushi e kanë sjellë Majkun shpesh herë në qendër të portaleve rozë.

Ditën e sotme, ai i ka habitur të gjithë fansat e tij teksa ka publikuar një postim në Instagram dhe i ka bërë diss publikisht dy ish partnereve.

"Zemer nuk ka kthim mbrapa, rruget tona jane te ndame si kembet e Van Damit kur ben shpagen", shkruan Majk.