Nga Shqipëria / E Martë 20 Nëntor 2018, 18:06

Lori Hoxhën e merr malli për shtëpinë, London dhe Sara e përlotin me dhuratën speciale

Siç dihet, prej disa muajsh blogerja e njohur Lori Hoxha është shpërngulur nga Shqipëria dhe është zhvendosur në Londër, ku dhe po ndjekë studimet e larta. Lori ka qëndruar larg familjes dhe shpesh herë në rrjetet sociale e ka treguar se e ka marrë shumë malli për shtëpinë dhe familjen e saj.

Por për ta bërë që të ndihet më mirë, Sara dhe nipi i saj i vogël London i kanë dërguar një dhuratë special Lorit që siç duket e ka përlotur trashëgimtaren e Top Medias.

Ata i kishin dërguar asaj disa vazo nga salca e saj e preferuar e makaronave, që siç duket Lori e përdor në makaronat e saj. “Tizhja Joji, kështu mund të ndihesh më afër me shtëpinë! Mami Saja dhe Dondon Bisa”, shkruhej në pusullë.