Nga Shqipëria / E Martë 20 Nëntor 2018, 18:06

Tha se nuk u shtrua kurrë në psikiatri, mjekët i bëjnë gjëmën Baby G-së

Dy ditë më parë, u përfol gjatë në media se këngëtarja e njohur Baby G ishte arrestuar nga policia dhe për shkak të konsumimit të tepërt të lëndëve narkotike është dërguar e urgjencë në një spital psikiatrik.

Mirëpo, lidhur me këto lajme reagoi ditën e dysheme vetë Gordana nëpërmjet disa postimeve ku tregonte se asgjë nuk ishte e vërtetë.

"Folin, folin, unë kesh, kesh.", ka shkruar ajo në një postim e në një tjetër tregonte gishtin e mesit bashkë me babain e saj. Mirëpo pak minuta më parë ‘Prive’ ka siguruar një raport mjekësor nga një doktor në spitalin psikiatrik.

Në të shkruhet është shfaqur e frikësuar dhe ka refuzuar terapinë e mjekëve dhe se kishte mohuar përpara tyre që të kishte konsumuar lëndë narkotike.