Një vit më parë, ndarja e moderatores Bora Zemani nga Dj i njohur Vin Veli bëri bujë dhe u diskutua gjatë në të gjitha mediat. Ata pranuan publikisht se i kishin dhënë fund marrëdhënies së tyre nga e cila kanë edhe një djalë që quhet Abror.

Siç duket tashmë secili vazhdon rrugën e tij dhe shpesh herë në media Vin veli është përfolur për lidhje të reja. Mirëpo tashmë edhe Bora ka vendosur të ec në jetën e saj dhe është më se e gatshme që të krijojë një lidhje të re.

E ftuar së fundmi në emisionin Thumb, Bora ka zbuluar për herë të parë se çfarë do nga partneri i saj i ri.

“Unë kërkoj vetëm flutura” – përgjigjet ajo duke qeshur dhe duke i paralajmëruar në një farë mënyre të gjithë meshkujtë.






