Të shtunën e ardhshme në emisionin e njohur "Thumb" do të jetë i ftuar reperi i njohur shqiptar Don Phenom, i cili përveç se ka folur për karrierën e tij i është përgjigjur dhe pyetjeve thumbuese të Fatmës dhe Aulonës.

Dy moderatoret e kanë pyetur Don Phenom se cilin nga këngëtarët shqiptar nuk do të dëgjonte kurrë. Pa hezituar fare, reperi ka përmendur dy emrat e dy reperave të njohur, Dj Blunt dhe Real 1, dhe ka rrëfyer se ata nuk kanë asnjë talent.

"Dj Blunt dhe Real 1. Nuk është se kanë ndonjë talent."- është shprehur Don Phenom para kamerës.




