Nga Shqipëria / E Martë 20 Nëntor 2018, 16:04

E fejuara e la pak para dasmës, aktori i njohur kërkon mbrapshtë unazën 2 milionë dollar

Ditën e djeshme në të gjitha mediat botërore bëri bujë lajmi i ndarjes së trashëgimtares së famshme Paris Hilton dhe aktorit Chris Zylka. Ndonëse ata kishin thënë se dasma e tyre ishte shumë afër dhe se çdo gjë do të transmetohej në TV, sipas burimeve pranë çiftit marrëdhënia e tyre ka marrë fund dy vjet pas fejesës së bujshme.

Sipas ‘TMZ’, ishte Paris ajo që ka kërkuar ndarjen pasi sipas saj gjërat midis tyre nuk funksiononin më. Mirëpo po këto burime kanë treguar se menjëherë pas ndarjes, Chris i ka kërkuar mbrapsht Paris unazën e fejesës që i kushtoi atij plotë 2 milionë dollar.