Këngëtarja Adelina Tahiri është kthyer në një nga personazhet më të komentuara në media kohët e fundit. Që nga moment që u bë nënë, Adelina ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale dhe me videot live ka zbuluar shumë gjëra për veten e vet.

Ditën e sotme, ajo ka realizuar një tjetër video live me fansat dhe i është përgjigjur pyetjeve të ndryshme që ata kanë pasur. Ndër të tjera, Adelina ka zbuluar dhe një sekret tjetër që askush se dinte.

Këngëtarja ka zbuluar për të gjithë fansat se së bashku me bashkëshortin kanë vendosur që të braktisin Maqedoninë dhe të zhvendosen për në Austri. Gjithashtu ajo ka treguar se kjo është dhe arsyeja se përse së bashku me burrin e kanë vizituar shumë herë Austrinë këto kohë.






