Ditën e sotme në të gjitha media u shpërnda me shpejtësi një video e moderatores së njohur Pranvera Borakaj, teksa në mes të emisionit ka nisur të qesh me të madhe dhe pavarësisht se u mundua të mbante veten, e qeshura nuk e ka lënë të përfundojë emisionin.

Mirëpo të gjithë ishin kurioz dhe shumë ndjekës në rrjetet sociale kanë pyetur vazhdimisht se çfarë e bëri atë të qesh kaq shumë. Pak më parë Olti Curri ka shpërndarë videon dhe e ka pyetur publikisht moderatoren për arsyen e të qeshurës së saj.

“Hhahahahahahahahahahaah E qeshura ngjitese e @pranveraborakaj . Aman na thuaj pse qeshe se na mbeti fiksim !”, e pyet Olti.
View this post on Instagram
Reagimi I saj ka qenë I menjëhershëm dhe ka sqaruar për të gjithë situatën komike që u krijua.
“Aman se e kisha harruar këtë. Ndërsa bënim lidhjen me Skype, korrespondenti nuk e mbante videon nga zonja Rita, por nga shtëpia dhe në dhomë lëvizte ishoqi me tuta, se ora 9 e mëngjesit. Unë insistoja që ta kthenim kamerën nga vetja, por ishte e pamundur. Dhe në momentin që e ktheu , aty u ndërpre lidhja. Ndërsa unë bëja pyetje, shikoja vetëm një zotëri që lëvizte me tuta në dhomë dhe e ftuara nuk ishte asgjëkundi. Ishte e pamundur ta mbaja të qeshurën, jo vetëm unë, por i gjithë stafi dhe e ftuara e radhës që ishte në studio. Dhe shyqyr që qeshim, se e qeshura të shton jetën!”- shkruan ajo. Dhe nëse për një çast do të imagjinonit të gjithë skenën që moderatorja tregoi më sipër, ç’do të bënit ju? Asgjë tjetër përveçse të qeshnim!





