Nga Shqipëria / E Martë 20 Nëntor 2018, 15:03

Në 33 vjetorin e tij të lindjes, Xhensila bën urimin më special për Besin

Ditën e sotme aktori i njohur i humorit Bes Kallaku feston ditëlindjen. Ai mbush plotë 33 vjeç dhe e para që e ka uruar ka qenë bashkëshortja e tij, Xhensila Myrtezaj.

Këngëtarja ka publikuar në profilin e saj në Instagram një kolazh të momenteve më të bukura të çiftit dhe poshtë saj ka shkruar disa fjalë zemre për Besin.

"Çfarë jam pa ty? Asgjë. Ne te mire dhe ne te keq ti gjithmone je krah meje. Ne cdo frymemarrje, ne cdo hap te jetes time, dhe ne cdo moment qe do jetoj, dua ta jetoj me ty pergjithmone. Kjo ditelindje eshte magjike per ne. 33 vite jete, 33 vite buzeqeshje, shprese, miresi, besnikeri per kedo qe ka qene prane teje.

"Ky 33 vjetor te gjeti me te plotesuar se kurre me pare, ashtu sic e kishe imagjinuar veten qe ne vogeli. E gjitha cka uroj per ty eshte shendet, une do perpiqem ta bej jeten tende sa me te qet dhe te bukur, ashtu sic ti gezon ditet ton. Te lutem qendro me ne pak me shume, me ne gocat qe kur te kaloj dhe pak kohe, do zihemi se kush te ka dhe kush te do me shume."- ka shkruar këngëtarja.