Nga Shqipëria / E Martë 20 Nëntor 2018, 15:03

Më krenare se kurrë: E emocionuar Dua Lipa thotë fjalët më të ndjera për Shqipërinë

Mbrëmjen e djeshme në Vatikan është mbajtur një koncert për të nderuar një nga figurat më të mëdha të kombit shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeun.

Personazhet shqiptar që morën pjesë ishin  Ermal Meta, Inva Mula, Olen Çezari, Ramë Lahaj, Genc Tukiçi, Eno Peçi, Elhaida Dani, Lorik Cana dhe Erza Muqolli. Një ndër tyre ishte ehde këngëtarja me prigjinë shqiptare Dua Lipa e cila këndoi një nga këngët e saj.

Pas performancës, Dua ka publikuar një foto në të cilën e emocionuar ka treguar se sa krenare është që është shqiptare.

“Pas një koncerti të bukur përkujtimor për Gjergj Kastrioti Skënderbeun, ku mora pjesë bashkë me shumë artistë shqiptarë tepër të talentuar … dashuria ime për rrënjët e mia dhe nga unë vij, rritet më shumë sesa mendoja se ishte e mundur. Është pak të them se jam krenare. Çfarë ndjenje!, shkruan Dua.